Aksident i rëndë rrugës për Prishtinë, lëndohen 3 persona

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Milloshevë.

Kështu konfirmoi për Insajderin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti teksa shtoi se në aksident janë përfshirë katër automjete.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha ajo.

“Njësiti i Trafikut Rajonal është duke u marrë me rastin”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë