Zogjtë e mishit gati për shitje, fermeri nga Krajkova e Drenasit ofron super çmim

Zogjtë e mishit të racës ‘brojler’ të rritur të fermen “Metropoli” në Krajkovë të Drenasit, brenda dy javëve do të dalin në shitje.

Fermeri Xhemail Bytyqi i cili është kujdesur për rritjen e tyre tregon për DrenicaOnline se me 30 mars zogjtë i bëjnë 50 ditë kur edhe do të dalin në shitje.

Ai thotë se pesha e zogjëve është rreth 3 kg ndërsa çmimi është 6 euro për copë.

“Unë garantojë për mishin e tyre”, thotë fermeri Bytyqi.

Ferma “Metropoli” gjëndet në rrugën “Hysen Bujupi” në Krajkovë ndërsa për më shumë detaje numrat kontaktues i gjëni këtu: 049181454 dhe 044181454.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë