Që 7 ditë duke u djegur/ Zjarri në fabrikën e plastikës në Drenas u rikthye sërish sonte- Pamje LIVE nga intervenimi i zjarrfikësve në vendin e ngjarjes
Sot një javë, rreth orës 10 e 45 minuta shpërtheu zjarri në Fabriken e Plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas, raporton portali DrenicaOnline.
Por zjarri ende nuk është fikur i tëri. Sonte zjarrfikësit e Drenasit intervenuan për të disatën herë duke e zbrazur një kamion ujë.
Ekipi i DrenicaOnline ka përcjell nga afër intervenimin e zjarrfikësve.
Në anën tjetër Policia e Kosovës po e ruan 24 orë vendin e ngjarjes derisa eksperti i zjarrit ta kryen punën e tij.
Mësohet se eksperti i zjarrit nuk i përgjigjet vendit të ngjarjes pa u shuar i gjithë zjarri./DrenicaOnline/