Komoran: Kamerat e kapin duke e futur armën në brez, policia i shkon te dera e shtëpisë
Pas disa video –incizimeve të postuar në rrjetin social, ku shihet një i dyshuar gjatë një ahengu duke e futur armën në brez, policia ka arritur ta identifikoi personin.
Rasti kishte ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar ndërsa intervistimi i të dyshuarit është bërë të shtunën.
Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e ndalueshme.
Pasi intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.