Hajnat e lopëve që trazuan Drenicën janë nga Mitrovica e Podujeva, i dërgonin në Serbi
Policia e Kosovës javën e kaluar kishte arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhjen e bagëtive dhe të mjeteve bujqësore në rajonin e Drenicës.
DrenicaOnline ka mësuar se hajnat e arrestuar të cilët bënin kërdi duke vjedhur nëpër fshatëra të Drenicës, janë nga rajoni i Mitrovicës dhe Podujevës.
Rrjeti i hajnave është shkatërruar anipse në arrati ndodhen edhe disa të dyshuar të tjerë ndërsa hetimet kanë rezultuar se bagëtitë dhe mjetet e vjedhura bujqësore janë dërguar përmes rrugëve ilegale në Serbi.
Tre të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë ndërsa policia po kryen ende punën e tyre për të zbuluar edhe veprat tjera penale që dyshohet se i ka kryer ky grup./DrenicaOnline/