Arrestohet llapjani, policia e zë me 10 mijë euro të falsifikuara

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, më 15.03.2024 kanë zbatuar Urdhëresën për  ‘Masa të fshehta hetimore’, përkatësisht ‘Blerja e simuluar e artikujve, shërbimeve ose sendeve’, të lëshuar më 14.03.2024 nga Prokuroria Themelore Prishtinë.

Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës,  i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

Policia,  gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar:

• 5000 x 2 € monedha, dyshohet të jenë të falsifikuara,

• 3 kartëmonedha nga 20 euro, dyshohet të jenë të falsifikuara,

• Vetura e përdorur nga i dyshuari dhe

• Një telefon celular.

I dyshuari  është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.  Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari  dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë