Zjarri në fabrikën e plastikës në Drenas, reagon MINT

Një zjarr i jashtëzakonshëm përfshiu dje fabrikën e plastikës në qytetin e Drenasit.

Zjarri i shkaktuar nga rrethana akoma të paqarta nisi në ora 11:00, teksa vazhdoi për më shumë se 8 orë.

Dëmi i shkaktuar në fabrikën që gjendet te “Parku i Biznesit” konsiderohet të jetë milionësh.

Lidhur me këtë incident, sot ka reaguar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), dhe Agjencia Për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka përcjellë me shqetësimin më të lartë incidentin e krijuar dje në Parkun e Biznesit në Drenas.

Dje në vend të ngjarjes ka dalur ekipi nga sektori i Zonave Ekonomike, ku kanë përcjellë nga afër ngjarjen e po ashtu kanë takuar edhe pronarin e fabrikës së Plastikës Arian Shabani.

Kurse gjatë ditës së sotme ka qenë në vendngjarje edhe u.d. kryeshefi i Agjencisë KIESA, Zef Dedaj me bashkëpunëtorë” thuhet mes të tjerash në reagimin e MINT.

Në reagim shtohet se shkaqet e zjarrit janë akoma të paqarta.

Ky është reagimi i plotë i MINT (pa ndërhyrje):

Zjarri që përfshiu dje Fabrikën e Plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas, ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme materiale por për fat të mirë pa dëme në njerëz.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), dhe Agjencia Për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka përcjellur me shqetësimin më të lartë incidentin e krijuar dje në Parkun e Biznesit në Drenas.

Dje në vend të ngjarjes ka dalur ekipi nga sektori i Zonave Ekonomike, ku kanë përcjellur nga afër ngjarjen e poashtu kanë takuar edhe pronarin e fabrikës së Plastikës z. Arian Shabani.

Kurse gjatë ditës së sotme ka qenë në vendngjarje edhe u.d. Kryeshefi i Agjencisë KIESA, z. Zef Dedaj me bashkëpunëtorë.

Fabrika për Riciklimin e Plastikës, është ndër kompanitë e para e vendosur në Parkun e Biznesit në Drenas dhe ka dhënë kontribut të konsiderueshëm në prodhim dhe eksport të sektorit të plastikës.

Në vendngjarje gjatë gjithë kohës kanë qëndruar ekipet zjarrëfikëse, ekipe nga Ministria e Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin ende janë të paqarta.

MINT me KIESA po monitorojnë zhvillimet dhe jemi në bashkëpunim me autoritetet për të ndjekur zhvillimin e ngjarjes më tej./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë