Shkrumb e hi/ Kështu duket sot fabrika e djegur në Drenas, zjarrfikësit dhe policinë i zë mëngjesi duke hedhur ujë (Video)

Një zjarr i madh ka shpërthyer gjatë ditës së djeshme në një fabrikë të plastikës, që gjendet në Parkun e Biznesit në Drenas.

Ekipi i DrenicaOnline ka qëndruar sot sërish në vendin e ngjarjes ku ka parë nga afër situatën.

VIDEO

Fabrika po vazhdon edhe sot të digjet ndërsa
në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës.

Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka rrezik më të përshkallëzohet.

Dëmet materiale janë tejet të mëdha sikurse edhe ndotja ekologjike./DrenicaOnline/

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë