Policia jep detaje për aksidentin fatal afër Klinës

Një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Shtaric të Klinës, transmeton DrenicaOnline.

Policia e Kosovës njofton se në aksident ishin të përfshirë dy vetura civile me targa vendore. Deri te aksidenti sipas policisë, erdhi teksa shoferi  ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Klinës në drejtim të fshatit Ujmir dhe me të arritur në fshatin Shtaric  kalon në anën e majtë dhe me pjesën e parë ballore përplaset ne automjetin e viktimës qe ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Në aksident janë lënduar edhe tre persona të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor pran DRP-Pejë, me datë 12. 03. 2024, rrethe orës 00:20 është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Shtaric – Klinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) Në aksident ishin të përfshirë dy vetura civile me targa vendore. Deri te aksidenti kishte ardhur gjerë sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Klinës në drejtim të fshatit Ujmir dhe me të arritur në fshatin Shtaric- Klinë, kalon në anën e majtë dhe me pjesën e par ballore përplaset ne automjetin e viktimës qe ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt. Në vend të ngjarjes mjeku kujdestarë ka konstatua vdekjen e njërit nga të lënduarit ( i dyshuari) gjerë sa tre persona të lënduar janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë