Po vazhdon të digjet fabrika e plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas (Pamje)

Një zjarr i madh ka shpërthyer gjatë ditës së djeshme në një fabrikë të plastikës, që gjendet në Parkun e Biznesit në Drenas.
Ekipi i DrenicaOnline ka qëndruar sot sërish në vendin e ngjarjes ku ka parë nga afër situatën.
Fabrika po vazhdon edhe sot të digjet ndërsa
në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës.
Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka rrezik më të përshkallëzohet.
Dëmet materiale janë tejet të mëdha sikurse edhe ndotja ekologjike./DrenicaOnline/