Zjarri në fabrikën e plastikës në Drenas ende nuk është fikur, pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarri në fabrikën e plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas ende nuk është fikur.

Lidhur me rastin, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, ka thënë se ka ngritur shtabin emergjent.

Ai njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe njësitet e zjarrfikësve nga Malisheva, Lipjani, Prishtina e Skënderaj.

Për rastin është deklaruar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, tha Ahmeti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë