Mjetet e ‘Trasing Group’ në flakë për të parandaluar përshkallzimin e situatës në Parkun e Biznesit
Sot në mëngjes zjarri e kaplojë fabriken e plastikes në Parkun e Biznesit në Drenas.
Përveç institucioneve kompetente në vendin e ngjarjes shkoi edhe makineria e rëndë e kompanisë gjigante Trasing Group nga Drenasi, transmeton portali DrenicaOnline.
Punëtorët e kësaj firme punuan pa ndalë për të lokalizuar zjarrin e që në përdorim futën ekskavatorët.
“Të parët në vendin e ngjarjes shkoi
Trasing Group ofron ndihmë në çdo moment ku ka nevojë, mjetet tona në flakë për të parandaluar përshkallzimin e situatës, krenar që pa hezituar dhamë urdhër për nisje ku ishim të parët në vendin e ngjarjës që ndodhi sot në fabrikën e plastikës në parkun e biznesit”, kanë thënë drejtuesit e kompanisë Trasing Group./DrenicaOnline/