Viktimat në Klinë janë nga kjo familje 

Dy persona kanë humbur jetën pasi një kombi-bus u përplas me një tren të udhëtarëve në Krushevë e Madhe të Klinës.

Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se viktimat janë, një burrë dhe një grua, të cilët i përkasin familjës Gjocaj të rrethit të Pejës.

Në lidhje me aksidentin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, e ka konfirmuar rastin.

“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë Gashi./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë