Mosmarrëveshje pronësore në Baicë të Drenasit, arrestohet një person

Është arrestuar një person në Baicë të Drenasit, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje pronësore i ka dëmtuar rrethojën e oborrit një bashkëfshatari.

Pas këtij incidenti në rast janë përfshirë edhe vëllai i të dyshuarit dhe i viktimës, të cilët kanë kanosur njëri-tjetrin, transmeton DrenicaOnline.

Lidhur me rastin e ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari i parë i rastit dërgohet në mbajtje.

Me urdhër të prokurorit është hapur rast për asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe për kanosje./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë