Plagoset me dy plumba një person afër Komoranit

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth mesnatës afër Komoranit, raporton portali DrenicaOnline.

Burimet e DrenicaOnline kanë konfirmuar se i plagosuri është dërguar fillimisht në QMF-në e Komoranit ku është trajtuar nga stafi mjekësor e prej aty është transportuar me urgjencë drejt QKUK-së në Prishtinë.

Viktima kishte marrë dy plagë në shpinë dhe vjen nga fshati Krojmir, komuna e Lipjanit.

DrenicaOnline do t’iu mbajë të informuar për rastin…

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë