Ish-sekretari i NATO-s e mbanë në zyre pikturën që ia dhuruan nxënësit në Drenas

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë në Londër ku ka takuar Lord George Robertson, ish-sekretarin e NATO-s.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se është takuar në Londër me ish-sekretarin e NATO-s Lord George Robertson, me të cilin tha se biseduan për kohët e vjetra, dashurinë e tij ndaj Kosovës dhe të ardhmen e saj.

“Edhe pas kaq vitesh vazhdon të jetë i mishëruar me fatin e Kosovës, Lord George Robertson, ish-sekretar i NATO-s, që bëri gjithçka për çlirimin tonë në një nga periudhat më kritike për Kosovën. Sot, ishte kënaqësi e madhe që e takova në Londër dhe biseduam për kohët e vjetra, dashurinë e tij ndaj Kosovës dhe të ardhmen e saj. Ishte ndjenjë e veçantë kur pash që në zyrën e tij është e varur një pikturë e punuar me lulëkuqet e Kosovës, e dhuruar nga nxënësit e shkollës së fshatit Poklek.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, derisa ka shpërndarë edhe një fotografi me Lord Robertson, ku në prapavijë shihet piktura e dhuruar nga nxënësit e shkollës së Poklekut.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë