E vodhën traktorin në një fshat të Drenicës, policia arreston dy hajna

Dy persona janë arrestuar të martën nga Policia e Kosovës të cilët dyshohet me bazë se janë të përfshirë në rastin e vjedhjes së një traktori në fshatin Ternac të Skenderajt, raporton portali DrenicaOnline.

Traktori ishte vjedhur me 18 shkurt ndërsa pas hetimeve intensive të zhvilluara është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuar. Arrestimi i dyshes është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Në lidhje me rastin vjedhje e rëndë të ndodhur në Terrnac të Skenderajt me 18.02.2024, ora 03:0, policia të martën ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar ende./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë