Drejtori i burgjeve, Ismail Dibrani viziton bacën Rifat në Kullën e Jasharëve
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2024/03/Messenger_creation_9d258d18-7851-4c6b-a991-f004e4035aee-750x430.jpeg)
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani së bashku me stafin e tij, ishin sot për homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prekaz.
Ai fillimisht u prit nga baca Rifat në kullën e tij e më pas vizituan edhe varrezat ku vendosen kurora lulesh.
Postimi i Dibranit:
Me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, së bashku me stafin e Shërbimit Korrektues të Kosovës ishim për homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prekaz. Kënaqësi çdo herë të takohemi me bacën Rifat në kullën e Jasharajve.
Nderime të përjetshme luftës së lavdishme të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.