Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se e sulmoi seksualisht një vajzë në shtëpinë e tij

Është arrestuar një person në Drenas nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën sulm seksual derisa viktima (femer) ishte në shtëpinë e të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, transmeton DrenicaOnline.

Ndërsa viktima (e mitur) pas intervistimit në prezencë edhe të punëtorit të Qendres për Punë Sociale, do të dërgohet për ekzaminime mjekësore.

Rasti i ndodhur të hënën rreth orës 22:00 është duke u hetuar nga njësiti përkatës në kuadër të stacionit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë