Plagoset një person në Prishtinë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave më armë zjarri në rrugën “Bedri Shala”, në Prishtinë.

Ketë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ndërsa, ka thënë se policia po vazhdon hetimet në lidhje me rastin.

“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë