Lladrovci ngushëllon familjen Okrashtica me rastin e ndarjes nga jeta të Agim Okrashticës

Më rastin e ndarjes nga jeta të Agim Okrashticës, luftëtar e veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh sekretar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së në Drenas, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Okrashtica nga fshati Gllobar.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Agimit, luftetar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Agimi ishte rreshtuar për çështje kombëtare qysh në moshën e re, me pjesëmarrjen e tij edhe në luftën e Kroacisë, së bashku me Fehmiun e Xhevën e shumë luftëtarë të tjerë, pastaj për tu kthyer sërish në vendlindje duke iu bashkuar jësive të para të UÇK-së”, ka deklaruar Lladrovci.

Agimi, gëzonte respekt nga të gjithë, ishte punëtor i palodhshëm, sekretar i OVL të UÇK-së në Drenas që nga paslufta.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Okrashtica, me rastin e ndarjes nga jeta të Agimit.

I përjetshëm është kujtimi për Agimin!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë