Arrestohet burri në Drenas, e bëri për spital gruan e tij nga Shqipëria
Të shtunën është arrestuar një person në Drenas, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Policia ka bërë të ditur se viktima ishte shtetase e Shqipërisë, transmeton DrenicaOnline.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./DrenicaOnline/