Sot i jepet lamtumira e fundit 26-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Prishtinë

Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi dy ditë më parë në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, i mori jetën të riut, Shkumbin Hebibaj, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin mortor të familjes, bëhet e ditur se sot do të mbahet ceremonia mortore, ku familjarë, miq e të afërm do të mblidhen në orën 13:00 në varrezat e fshatit Baballoq të Deçanit për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

Ndryshe, lidhur me rastin është arrestuar shoferja që dyshohet se shkaktoi aksidentin, Y.Berisha.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë