Rrëmbet një person në Prishtinë, dërgohet në mal
Policia ka pranuar një informatë nga një qytetar se një shok i tij është rrëmbyer nga një person dhe i njëjti është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës, transmeton DrenicaOnline.
Njësitë policore kanë filluar ta trajtojnë rastin e ndodhur të hënën në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.
Pas disa orësh personi që dyshohet se ka qenë i rrëmbyer është paraqitur në stacion policor.
Njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin. nuk raportohet për të arrestuar./DrenicaOnline/