Gjuajtje me armë në Tërstenik, intervenon policia

Gjatë një ahengu familjar, një person ka shtënë me armë zjarri të shtunën në mesditë në Tërstenik të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë me gas e llojit Zoraki, një karikator pa fishek, 49 gëzhoja të njëjtës armë, 5 gëzhoja  me mbishkrim CMS 2001 dhe 1 gëzhojë me mbishkrim 7.62 mm.

I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë