Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës bën bashkë shqipet në Slloveni

Përvjetori i pavarësisë së Kosovës bën bashkë shqipet në Slloveni. Ambasadori Sadiku hap turnirin në futboll për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në Ceje të Sllovenisë është duke u zhvilluar turniri në futboll të vogël, në të cilin po marrin pjesë dhjetëra ekipe.

Hapjen e këtij turniri e ka bërë ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku.

Poashtu prezent ka qenë edhe aktori i njohur, Kreshnik Ibrahimi.

Turniri i cili nga organizatori, Armend Berisha synohet që të jetë tradicional është përcjellur nga një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë në Slloveni.

Turniri do të mbahet për dy ditë radhazi, ndërsa për vendet e para janë planifikuar edhe shpërblime.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë