Vdes ish-infermierja e QKMF-së në Drenicë, shërbeu për 45 vite në shëndetësi
Sot ka ndërruar jetë, ish infermierja e QKMF-së në Skenderaj, Sevdije Bimbashi.
Bimbashi shërbeu për 45 vite në shëndetësi dhe u dallua për korrektësi, vullnet dhe përkushtim ndaj qytetarëve.
Për vdekjen e së ndjerës ka njoftuar vajza e saj, e cila ka shkruar se për kohën e varrimit dhe të tjera do të njoftojnë me kohë.
Njoftimi i plotë:
Me shumë dhembje të madhe ju njoftojm se pas një sëmundje të gjatë, sot para pak qastesh ka ndrruar jetë Nana jonë (Sevdije Bimbashi).
Për orën e varrimit dhe të tjera do të ju njoftojm me kohë.
Qjellit sot iu shtua një engjull më shumë.
Gjithmonë në zemren time mami jem🤍