Drenasi po ndryshon/ ”BA CONSTRUCTION” nis ndërtimin e objektit gjigant afaristo-banesor

Në Drenas ka nisur ndërtimi i një objekti afaristo-banesor i cili do të përmbyllet brenda 18 muajve.

Kompania ”BA CONSTRUCTION” sh.p.k me kënaqësi të madhe ka njoftuar se ka përfunduar me sukses procesin e marrjes së lejes së ndërtimit për projektin afaristo-banesor, ”BA APARTMENTS” në qytetin e Drenasit dhe tashmë punimet kanë nisur.

“Kjo është një kthesë e rëndësishme në rrugën tonë si kompani, dhe ne jemi të përkushtuar që ky të jetë fillimi i një serie të projekteve të suksesshme dhe inovative në të ardhmen”, kanë thënë nga Kompania ”BA CONSTRUCTION”.

“BA APARTMENTS” do të jetë një projekt afaristo-banesor modern, i përshtatur për nevojat e banorëve, duke ofruar ambiente të përshtatshme pune, rekreacioni dhe komoditeti, ku me kujdes do të trajtohet çdo detaj të projektimit dhe ndërtimit për të siguruar një mjedis të këndshëm dhe funksional duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetës së komunitetit të Drenasit.

Objekti është rreth 7 000 m2 dhe gjendet në rrugën “Adem Jashari” në Drenas. Për më shumë informacione, ja kontaktet:
📍Rr. Adem Jashari, Drenas
☎️+383 49 461 941
📩baconstruction02@gmail.com
www.baconstruction-ks.com

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë