Gani Sejdiu merr drejtimin e Drenicës

Gani Sejdiu është trajneri i ri i Drenicës.

Ai te skuadra nga Skenderaj do të zëvendësojë Bashkim Idrizin, shkruan Gazeta Express.

Trajneri i mirënjohur mitrovicas ka nënshkruar kontratë për 18 muaj, e vlefshme për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe sezonin e ardhshëm.

Për të ështy ky një rikthim te Drenica, skuadër të cilën e kishte udhëhequr edhe në vitin 2020.

Gani Sejdiu së fundi ishte trajner i Phoenixit.

Njoftimi i plotë nga klubi i Drenicës (pa ndërhyrje):

“Gani Sejdiu emerohet kryetrajner i ekipit

Pas nderprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Bashkim Idrizi, Bordi i KF Drenica, kanë vendosur unanimisht për ta emëruar kryetrajner të skuadrës, Gani Sejdiun.

Ish trajneri i Renoves në Maqedoni, pastaj shumë skuadrave kosovare si Trepca 89, Feronikeli, Besa, Ballkani, Vëllaznimi, e Phoenix, Gani Sejdiu  ka arritur marrëveshje për 18 muaj me klubin, gjithmonë duke u bazuar në ecurinë e klubit.

Sejdiu është emër i njohur në futbollin kosovar pasi ka qenë kampion i Kosovës, fitues i Kupës së Kosovës, fitues i Superkupës së Kosovës.

Mire se vjen Gani Sejdiu”. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë