Aksident mes një autobusi dhe tri veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen pesë persona [Video]
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Mleqan të Malishevës.
Në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar. Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore.”, tha Elezaj./Insajderi.org


