Lladrovci përkujton tre dëshmorët e vitit 1990 të cilët para armëve të armikut nuk u zmbrapsen

Me rastin e 34 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka theksuar se ata në demonstratën përball armëve armike, nuk u zmbrapsen.

Disa dhjetëra metra më larg, në Shtator 1992 dhe në Maj 1993, ky vend do të ishte i kobshëm për forcat policore okupatore, ku do të kryheshin aksione të fuqishme kundër tyre, të papara deri atëherë. Kështu u hap një kapitull i ri në rrugën për çlirim, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me rastin e 34 vjetorit të rënies së dëshmorëve Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala, në demonstratën kundër okupatorit serb në Drenas – te Hekurudha, i kujtoj me nderim tre dëshmorët e kombit të cilët përball armëve armike, nuk u zmbrapsen.

Demonstrata te Hekurudha ishte e veçantë, jo vetëm për numrin e madh të pjesëmarrësve, por edhe për brutalitetin e policisë jugosllave kundër nesh. Ajo dhunë e paparë deri atëherë në Drenas, u shkaktua nga Njësiti Special Federativ që kishte ardhur enkas në Drenas, për ta shtypur demonstratën tonë dhe për të shkaktar sa më shumë viktima.

Atë ditë, ranë dëshmorë Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala, si dhe u plagosën 27 qytetarë, prej tyre kishte edhe të lënduar rëndë. Populli ynë, e pa edhe një herë fytyrën e vërtetë të atij okupatori. Agresiviteti i Policisë shkaktoi pezëm edhe më të madh te qytetarët që do të çonte te aksionet tona nën emrin e UÇK-së.

Disa dhjetëra metra më larg, në Shtator 1992 dhe në Maj 1993, ky vend do të ishte i kobshëm për forcat policore okupatore, ku do të kryheshin aksione të fuqishme kundër tyre, të papara deri atëherë. Kështu u hap një kapitull i ri në rrugën për çlirim.

Jeta dhe vepra atdhetare e dëshmorëve të kombit Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala, është e paharrueshme. Lavdi!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë