“Humanus Vita” promovon muzikën popullore folklorike shqiptare

Organizata Jo-Qeveritare “Humanus Vita”, në kuadër të projektit ” ë ë ë ë ë” të mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka mbajtur koncertin me nxënës të shkollave fillore të Komunës së Drenasit.

“Kultivimi i kulturës së muzikës tradicionale te të rinjtë” promovon dhe ruan muzikën popullore folklorike shqiptare, duke ngritur vetëdijen e të rinjve për vlerat e saj kulturore dhe duke siguruar vazhdimësinë e saj për brezat e ardhshëm.

Doruntina Gashi, Drejtore Ekzekutive në OJQ “Humanus Vita”, tha se ky projekt ka një synim të madh, të rikthejë dhe të kultivojë muzikën tradicionale në zemrat dhe mendjet e të rinjve tanë.

Sipas saj muzika tradicionale është një thes i pasur i trashëgimisë sonë kulturore, dhe është e rëndësishme që të transmetohet brez pas brezi.

Gashi tregoi se Ministria e Kulturës, ka dhënë mbështetjen e saj për këtë nismë, pasi beson se ky është një hap i rëndësishëm drejt kultivimit të pasurisë sonë kulturore.

Ajo shtoi se le të shijojmë së bashku bukurinë e muzikës tradicionale dhe të inkurajojmë talentet e reja në rrugën e tyre kulturore.

Më pas ka vazhduar koncerti, ku janë luajtur disa valle nga ansambli mysafir i Këngëve dhe Valleve Deçani, nga Deçani, të cilët erdhën enkas për koncert.

Pastaj një instrumental me këngë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shote Galica”, nga Drenasi, me udhëheqës artistik Shaqir Hasi, për të vijuar me prezantimin e 9 këngëve nga interpretë e rinj me zërat e tyre të veçantë.

Koncerti u mbajt në Sallën e Kulturës në Drenas, që të pranishëm në ishin edhe zyrtarë nga Ministria e Kulturës si Luljeta Berisha, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Drenas, Muhamet Gjoka, arsimtarja e muzikës Vjollca Ismaili për të mbështetur nxënësit e saj si edhe prindër e nxënës nga shkolla të kësaj ane.

Kujtojmë se këngët janë punuar nga producenti Xhavit Hajdari dhe nga prof.Shaqir Hasi. Në fund u ndanë edhe mirënjohje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë