Aksidenti me fatalitet në hyrje të Fushë Kosovë- Policia jep detajet e fundit

DrenicaOnline raportoi më herët për një aksident me fatalitet që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Prishtinë – Pejë, saktësisht në Bresje, ku një person është goditur për vdekje nga një automjet.

Lajmin tani e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë, ku po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

“Me datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF.

Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës. Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtar të lartë nga Divizioni i trafikut, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë