Aksident fatal në rrugën Komoran-Fushë Kosovë- pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Komoran-Fushë Kosovë, afër Bresjes, raporton portali DrenicaOnline.

Viktima dyshohet se ishte këmbësor ndërsa i njëjti ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje të aksidentit ku aktualisht janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në hyrje të Fushë Kosovës.

Policia e trafikut ndodhet në vendin a aksidentit dhe po merret me rastin.

DrenicaOnline ka pyetur policinë dhe është në pritje të përgjigjes për të dhënë detajet….

Kliko mbi foto për ta parë videon nga aksidenti

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë