‘Golf-at’ përplasen në udhëkryq të Komoranit- pamje nga vendi i aksidentit

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e së hënës në udhëkryqin e Komoranit.

Aksidenti ka ndodhur mes dy ‘Golf-ave’ njëri 2-sh e tjetri 6-shq, transmeton portali DrenicaOnline.

Përveç dëmeve materiale të cilat shihen edhe në fotografitë e dërguara në redaksinë e portalit DrenicaOnline, ende nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar.

Në vendin e aksidentit është paraqitur menjëherë policia e cila po merret me rastin.

Aksidenti ka ndodhur afër QMF-së në Komoran./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë