Arrestohen dy persona në Skenderaj, policia iu gjeti drogë

Njësitet policore në Skenderaj, kanë arrestuar dy person të dyshuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike”.

Arrestimi i dy të të dyshuarve është realizuar pasi gjatë kontrollit tek te njëjtit është gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike në sasi prej 7.3 gram, dy grinder dhe një pako me rizlla.

Ndërsa, pas intervistimit me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.

Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë