Lirohet 78-vjeçari nga Abria të cilit policia i gjeti armë e fishekë

DrenicaOnline mbrëmë ka raportuar se policia i ka gjetur një armë zjarri një 78-vjeçari në rajonin e Drenicës.

Sot në raportin e policisë është njoftuar se rasti ka ndodhur në Abri e Poshtme të Skenderajt.

“Njësitet policore nga i dyshuari mashkull kosovar kanë konfiskuar pistoletën me karikator dhe 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./DrenicaOnline/

Arma e konfiskuar

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë