Aksident mes dy veturave te rrethi në Drenas
Një aksident trafiku me dëme materiale në mes dy veturave ka ndodhur mbrëmë te rrethi në Drenas.
Policia në raportin e sotëm ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.
Rasti është në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/