Policia i gjen armë 78-vjeçarit nga Drenica [Foto]

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë ditës së sotme kanë konfiskuar një armë pistoletë me gjashtë (6) fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. B., 78 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale: ,,mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë