Vdes nxënësi shëmbullor nga Kishnareka, Lladrovci ngushëllon familjen Syla

Më rastin e vdekjes së hershme të nxënësit, Leon Syla nga fshati Kishnarekë i Komunës së Drenasit, kryetari Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Syla.

E nderuara familja Syla,

Me dhimbje të madhe morën lajmin se më i dashuri i Juaj, Leon Syla, pas një sëmundje të rënë, paska ndërruar jetë.

Ne emrin tim dhe të komunës së Drenasit, Ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta për humbjen e Leonit, një nxënës shëmbullor i cili do t’i mungojë jo vetëm familjes, por bashkëmoshatarëve e gjithë shkollës së fshatit Kishnarekë.

Ngushëllime familjarëve, miqve e dashamirëve të familjes Syla

Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë