Flet vjehrri i Liridonës: Reja kishte 3000 euro në çantë, ia morën telefonat dhe stolitë

Me lot e dhimbje të madhe i është dhënë sot lamtumira e fuindit Liridona Ademajt e cila u vra të mërkurën me armë zjarrë në dalje të Prishtinës.

Babai i Naimit, burrit të Liridonës, Shaban Murseli i cili ishte i pranishëm në varrim tha se ka shumë manipulime dhe thashetheme lidhur me vrasjen e gruas së djalit të tij. Por thotë se versioni i saktë është se Liridona refuzoi t’i jap grabitësve çantën e saj, në të cilen gjindeshin para në vlerë prej 3 mijë euro.

“Ka informata, manipulime e thashetheme . Por versioni më i saktë është se ka refuzuar ta dorëzojë çanten e krahut,  sepse aty i ka pasur disa të holla, sepse ata patën  ble shtëpi në Prishtinë dhe ishin duke e rregulluar shtëpinë e re. Në çantë i ka pasur mbi 3 mijë euro. Ua kanë plaçkit telefonat, stoli ari dhe gjithçka çka kanë pasur”, tha ai.

Ai thotë se sot ka arritur në Kosovë dhe se ende nuk i ka takuar fëmijet e djalit, të cilët ishin të pranishëm në vendin ku u vra nëna e tyre. Ndërsa djalin e tij Naimin e ka takuar sot në varrim.

Ndërsa tregon se djali i tij Naimi i ka treguar se fëmijet i ka gjuajtur nga vetura dhe se Liridonës i ka thënë të ik, por se ajo është ngatërruar me rripin e sigurisë, i cili ia ka pamundësuar të largohet.

“Versioni i djalit është se i ka gjujt fëmijet nga kerri dhe në gjuhen suedeze i ka thënë asaj ik. Por si duket është ngatërruar me rripin e sigurisë“, tha ai.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë