Aksident trafiku në Arllat, përfshihen dy vetura- një polic merr lëndime

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën Malishevë-Arllat, transmeton DrenicaOnline.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra civile e tjetra zyrtare e Policisë së Kosovës.
Si pasojë, lëndime ka pësuar një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga policia e trafikut./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë