Sulmohet menaxheri i një kompanie në Drenas, lëndime pëson edhe i dyshuari

Policia ka njoftuar për një rast të sulmit dhe kanosjes që ka ndodhur të mërkurën në Drenas. Sipas policisë, viktimë është menaxheri i një kompanie.

“Pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (menaxher i kompanisë). I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është raportuar të mërkurën rreth orës 14:00 dhe me urdhër të prokurorit po hetohet si lëndim i lehtë trupor dhe kanosje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë