Reagon Behgjet Pacolli: Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naimit, e ndaj dhimbjen me ta

Një rast tragjik ndodhi mbrëmë, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku u vra gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit. Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare.

Tashmë ka reaguar edhe Pacolli, i cili tha se ky ishte një lajm i tmerrshëm.

Ai tha se ndan dhimbjen me familjen e Liridonës për këtë tragjedi.

“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona” – ka shkruar shkurt Pacolli.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë