Dhëndër e vjehërr, këta janë i dyshuari dhe viktima që u ther për vdekje në Prishtinë (FOTO)

Prishtina u trondit nga dy raste të rënda që ndodhën sonte. Rasti i fundit që ndodhi në rrugën “Ali Vitia” ku një person dyshohet se vrau me thikë vjehrrin e tij tashmë është konfirmuar edhe nga Policia. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për ngjarjen tragjike, ku mbeti i vdekur 52-vjeçari, Ali Kosova.

Nga Policia janë deklaruar lidhur me rastin dhe kanë bërë me dije se viktima është dërguar në QKUK, por nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve nga goditjet me thikë dhe vdiq.

Ashtu siç raportoi Sinjali, i dyshuari për rastin, Edon Bujupi që është dhëndri i viktimës, ndodhet në arrati dhe tashmë është shpallur në kërkim.

“Sot rreth orës 22:00  policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga  arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit ( i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për  ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë