E rëndë për familjen Gashi: 21-vjeçari dërgohet në spital pa shenja jete, Policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të riut, teksa kanë nisur hetimet nga Policia për zbardhjen e rrethanave të rastit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është Rr. Gashi, 21-vjeçar.
I riu është gjetur pa shenja jete nga vëllai i tij, i cili e ka dërguar menjëherë në spital me shpresën që mund t’i ofrojë ndihmë dhe ta shpëtojë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e vëllait të viktimës, i cili ka deklaruar se i ndjeri ka pasur disa probleme shëndetësore.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.