E dhimbshme: Kjo është 56-vjeçarja që humbi jetën pasi u godit nga vetura në Prishtinë

Një aksident në trafik i shkaktoi lëndime të rënda një këmbësoreje në rrugën ‘C’ në Prishtinë. Viktima u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, mirëpo e njëjta s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është D.Gashi, 56-vjeçare.

E ndjera u goditur nga një veturë teksa po kalonte rrugën në vendkalimin e shënjuar për këmbësorë.

Shoferi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është arrestuar, ka njoftuar Policia të martën mbrëmë.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari nuk ka përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë