Reshje bore e shiu në gjithë vendin, këto janë temperaturat për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim në vendin tonë.

“E marte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore . Reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

E mërkurë – Do të mbajë mot kryesisht i vranët.Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu, në viset e larta reshje bore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius..

E enjte – Mot i vranët dhe me intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

E premte – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Parashihet të jetë dita më e nxehtë gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Apelohet te pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, për shkak se rrugët janë të rrëshqitëshme dhe me ngrica, sidomos gjatë natës dhe orëve të para të ditës.”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë