Rrugët në Drenas janë të kalueshme

Pas të reshurave të borës dhe vështirësitë e paraqitura në rrugë, në disa fshatra me të thella dhe në qendër të Drenasit, është larguar bora nga rruga, për të ju lehtësuar qytetarëve qarkullimin.

Në zonat me të thella, ku vështirësitë ishin me të mëdha, është bërë largimi i borës, në fshatin Gradicë, Abri, Tërdec, Vuçak e në Arllat si dhe në qendër të Drenasit.

Ndryshe, rrugët janë të kalueshme, por kërkojmë nga qytetarët të shmangin daljet e panevojshme dhe të jenë të pajisur me mjetet dimërore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë