Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Halilaj

Me rastin e vdekjes së Osman Halilaj nga fshati Tërdec i Komunës së Drenasit, babai i ish kryesuesit të Kuvendit të Komunës Labinot Halilaj, Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Halilaj

E nderuara Familje Halilaj,

Me dhimbje e morëm lajmin se më i dashuri Juaj, Osmani, babai i ish kryesuesit, Labinot Halilaj ka ndërruar jetë.

Në emrin tim dhe të Komunës së Drenasit, Ju shpreh ngushëllime më të sinqerta, për humbjen e prindit e familjarin Tuaj, i cili do të mbahet mend si veprimtar, shok e dashamir i vlerave më të mira njerëzore e atdhetare.

Ngushëllime familjarëve, miqve e dashamirëve të Osmanit.

Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë